12:03 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Trajneri i Vedat Muriqit te Lazio infektohet me Covid-19

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është infektuar me virusin, Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar gruaja e trajnerit italian, Gaia Lucariello përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“E gjithë familja ka rezultuar pozitiv dhe tani po qëndrojmë të izoluar”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Për shkak të testimit pozitiv me Covid-19, Inzaghi nuk do të jetë i gatshëm ta menaxhoj skuadrën e tij në ndeshjen e së dielës ndaj Hellas Veronas./IndeksOnline/