15:16 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Trajneri i vitit në Premierligë, ka befasi në listën e kandidatëve

Premierliga Angleze e ka shpallur listën me kandidatët për çmimin “Trajneri i Vitit”. Pep Guardiola që është shpallur kampion me Manchester Cityn sigurisht që është në këtë listë, duke qenë edhe favoriti kryesor.

Në listë është edhe Jurgen Klopp e Rafael Benitez.

Sean Dyche i Burnleyt është poashtu në mesin e kandidatëve për sukseset me skuadrën që synim kishte vetëm mbijetesën.

Chris Hughton i Brighton ka arritur ta mbajë në mes të tabelës skuadrës që vështirë llogaritej se do të mbijetonte, dhe për këtë është në listën e trajnerëve më të mirë.

Roy Hodgson i Crystal Palace është kandidati i fundit pasi që arriti të mbajë skuadrën në ligë pasi e kishte marrë drejtimin në edicionin pranveror./Indeksonline/

 

Temat: