10:43 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat angleze tallen me Shaqirin: Karriera e tij mbrapsht është e mahnitshme

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Stoke City pasi skuadra ka rënë në Championship.

Zvicerani me prejardhje nga Kosova ka qenë njëri nga talentet më premtues në futboll kur ishte me Baselin, por diçka nuk eci mirë me të.

Mediat angleze i kanë bërë një përmbledhje interesante karrierës së Shaqirit duke e kthyer mbrapsht atë.

“E nis karrierën në Stoke duke u larguar nga Premierliga, merr vëmendjen e klubeve të mëdha pas golit në Euro 2016, transferohet në Inter para se të nënshkruaj me Bayernin ku e fiton tripletën dhe e përfundon karrierën në klubin e qytetit të tij, Baselin”.

Shaqiri është pjesë e Sroke Cityt që nga viti 2015 dhe në 83 paraqitje ka shënuar 15 gola. /IndeksOnline/