19:36 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Vushtrrisë: Ishim në presion psikologjik

Vushtrria dhe Trepça 89 kanë luajtur baras 1-1 në stadiumin “Ferki Aliu”.

Pas ndeshjes trajneri i Vushtrrisë, Bekim Shotani tha se presioni i publikut vendas ndikoi te futbollistët e tij.

“Vullneti dëshira e madhe pas tri vite rikthim bëri që të futemi në presion psikologjik para 5 mijë tifozëve vushtrrias” tha fillimisht Shotani për Supersport.

“Rezultati baras mendoi që është pasqyrë reale e asaj që është parë në fushë, por ne nuk arritëm ta luanin lojë tonë të cilën dimë ta bëjmë. Jemi munduar t’i ndalim krahët e 89-shit pasi që  e kemi ditur që do të na rrezikon me Eminin dhe Rusin, por kjo ka bërë që të jemi paksa më negativ në repartin ofanziv të skuadrës sonë”, përfundoi Shotani.