15:33 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Werder Bremenit: Ndeshja ndaj Malit të Zi, më e rëndësishmja në jetë për Milotin

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka folur për Kosovën dhe Milot Rashicën.

Në një intervistë për gazetën “Bild”, Kohfeldti ka thënë se ndeshja kundër Malit të Zi do të jetë shumë e rëndësishme për Milotin dhe lojtarët e tjerë.

“Kjo lojë (ndaj Malit të Zi) është gjithçka për Kosovën, lojtarët mund të bëhen heronj. Miloti e ka përpara lojën më të rëndësishme të jetës së tij me Kosovën”, ka thënë trajneri gjerman për tabloidin “Bild”.

Mesfushori ofensiv së fundmi e la prapa krahëve lëndimin dhe u rikthye furishëm, duke shënuar dy gola, ndaj Borussia Dortmundit dhe Eintracht Frankfurtit.

Kosova gjendet aktualisht në pozitën e tretë në Grupin A me 8 pikë, një më pak se Republika Çeke, me të cilën do të luftojë për pozitën e dytë.

“Dardanët” do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore këtë të enjte me Gjibraltarin, ndërsa të hënën tjetër do të luajnë me Malin e Zi.