14:30 / E Premte, 22 Janar 2021 / A. A

Trajneri i Werderit impresionohet nga përkushtimi i Rashicës

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e Milot Rashicës pas rikthimit nga lëndimi.

Mesfushori kosovar ka zhvilluar dy ndeshje, duke hyrë në lojë në pjesën e dytë.

Kohfeldti thotë se Rashica është kandidat për të filluar ndeshjen nga minuta e parë kundër Schalkes.

“Ai është treguar shumë agjil dhe energjik. Ka impresionuar në dy takimet e fundit dhe në stërvitje. Miloti është kandidat për të startuar kundër Schalkes”, deklaroi Kohfeldti.

Werderi shpreson që deri në fund të afatit kalimtar të janarit ta shesë 24- vjeçarin, meqenëse ndodhet në krizë të madhe financiare.

/Indeksonline/