13:35 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Trajneri kosovar kujton vëllain dëshmor i cili ra në luftë para 21 vitesh

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Lushtaku, ka kujtuar 21 vjetorin e rënies heroike të vëllait të tij, Ilir Lushtaku.

Dëshmori Lushtaku, kishte rënë heroikisht në mbrojtje të atdheut me 26 mars të vitit 1999.

“Sot bëhen 21 vjet nga rënia e heroit Ilir Lushtaku. Dëshmori i Kombit Ilir Lushtaku ra heroikisht në mbrojtje të atdheut më 26 Mars 1999 në Prekaz të Poshtëm në një betejë të ashpër me forcat serbe. Lavdi jetës dhe veprës se gjithe Deshmorve te kombit”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook.