17:55 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Trajneri rumun i hendbollit nuk e përballon humbjen, bën deklaratë skandaloze duke e quajtur Kosovën “komunë”

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Hendboll.

Kosova arriti të shënoi fitore midis Rumanisë me rezultat 25-30, duke shkaktuar një shok total në Bukuresht, transmeton Indeksonline.

Kjo humbje duke se e ka lënë me pasoja të rënda trajnerin rumun të hendbollit, Gheorghe Tadic i cili ka bërë një deklaratë skandaloze sot.

Në një intervistë për “Agerpress” ai e ka quajtur shtetin e Kosovës  komunë.

“Nuk e di cila është fjala më e keqe, poshtërim apo turp. Komuna e Kosovës na mundi.”, u shprehë trajneri i ekipit të femrave, HC Zalau.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës si mysafirë në një ndeshje kualifikuese. Me këtë fitore, Kosova ka rritur mundësitë për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian.

Pas kësaj fitore, Kosova ka 3 pikë pas 4 ndeshjeve dhe është në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Rumania që është në vendin e tretë.

Ndeshja e ardhshme e “Dardanëve” është kundër Malit të Zi me 28 prill./Indeksonline/