75 Mall Live Search
10:29 / E Enjte, 09 Prill 2026 / G T

Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

Ka dy ndeshje që Mario Mitaj nuk ftohet te skuadra e Al Ittihadit.

Mbrojtësi i Kombëtares “kuqezi” mungoi në ndeshjet: vs Al Hazem dhe Neom SC, shkruan Indeksonline

Duket se trajneri s’po llogarit më në lojtarin shqiptar, andaj Mitaj mezi po e pret afatin veror.

Mitaj kishte përfunduar tek Al Ittihad gjatë afatit të janarit në vitin 2025 nga Lokomotiva e Moskës për 4 milionë euro../Indeksonline/