Trajneri Vaha u ballafaqua me tifozët huliganë: Isha në luftë, kjo nuk është asgjë!
Mbrëmë ndodhi një incident i rëndë në futbollin francez, në ndeshjen mes Nantes dhe Toulouse, e vlefshme për javën e fundit në Ligue 1.
Tifozët huliganë të skuadrës vendase u futën në fushë për t’i sulmuar lojtarët, shkruan Indeksonline
Të gjithë vrapuan drejt dhomave të zhveshjes, vetëm trajneri Vahid Halilhodzic mbeti aty – dhe u ballafaqua me ta.
Kur u pyet pse nuk u largua dhe nuk iu frikësua tifozëve, ai u përgjigj: Isha në luftë, kjo nuk është asgjë…!

Pse e tha këtë 74-vjeçari?!
Epo pasi e mbaroi karrierën e tij si lojtar, Halilhodzic u kthye në Mostar nga Franca. Ai punoi në një biznes të tij shumë të mirë. Pastaj filloi lufta në Bosnja dhe Hercegovinë, e cila preku edhe Mostarin.
Halilhodzic u siguroi mbështetje materiale ushtarëve të qytetit. Pastaj kur lufta eskaloi, trajnerin e dëbuan nga qyteti dhe ia plaçkitën pronën./Indeksonline/

