12:41 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Trajnimi i rradhes per fillere dermal nga Dr. Rezana Saraci – Govori

Trajnimi per fillere dermal do te mbahet me 16 &17 Tetor, 2021. 

Nje biografi e shkurter per Dr. Rezana:

Dr. Rezana Saraci Govori eshte Stomatologe dhe doktoreshe e Mjeksise Estetike. Studimet i  perfundoi ne Prishtine ne vitin 2012. Sot vazhdon studimet post diplomike ne Qendren Klinike Stomatologjike Universitare te Kosoves (QKSUK) ne drejtimin Paradontologji dhe Mjekesi Orale. Filloi punen ne Kliniken Dentare ‘Dita Dental’, biznes familjar i krijuar nga nena e saj, poashtu doktoreshe, ku vazhdon te punoj edhe sot.

Deri tash Dr. Rezana ka nje dekade eksperience pune , mirepo, perveq eksperiences se punes, vazhdimisht merr pjese ne trajnime dhe kongrese nderkombetare, ne mes te shume doktoreve te njohur nderkombetarisht. Dr. Rezana eshte gjithashtu trajnere e certifikuar per Fillere Dermal, ku ka trajnuar shume participante deri sot.

Disa nga trajnimet dhe Kongreset ku Dr. Rezana ishte pjesemarrese:

– Trajnim ne Ergonomi – Dentsply Sirona ne Prage

– Trajnim per Fillere Dermal dhe Botox – Knightsbridge Academy ne Stamboll

– Trajnim per Tekniken ‘Russian Lips’ – Teoxane Academy ne Beograd dhe tjere.

Sherbimet te cilat i ben Dr. Rezana, jane: Botox, Fillere Dermal, Profhilo, PRP, dhe sherbime stomatologjike.

Dr. Rezana thekson gjithmone se hapi kyc eshte konsulta me pacientin. Gjate nje konsulte ajo studion vecorite e pacientit, dhe pastaj sygjeron strategji unike. Ajo thote se: ‘shkopi magjik nuk egziston, mirepo, kombinimi i ndryshimeve te vogla sjell rezultat te madh.’

“Qëllimi im është të rikthej besimin dhe vetëvlerësimin e njerëzve. Definitivisht nuk ka të bëjë me ndryshimin e fytyrave, mirepo me rezultate natyrale. Eshte e rendesishme qe komentet e tjereve te jene, dukesh shume e pushueshme, dukesh ca vite me e re, mirepo tretmani qe u aplikua te jete gjithmone sekret. Vetem atehere bindem se arrita rezultatin e deshiruar.”

Per te ditur me shume per Dr. Rezana Saraci atehere mund ta ndjekni edhe punen e saj ne Instagram https://www.instagram.com/dr.rezanasaraqi/