20:53 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

“Trajtim të dinjitetshëm për tregtarët” Kandidatja për Kryetare të Ferizajt Sibel Halimi

Kandidatja për Kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, vizitoi tregun e gjelbërt në Ferizaj.

Nga tregtarët u njoftua për kushtet e mjerueshme në të cilat detyrohen ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

No description available.
No description available.
No description available.

Postimi i plotë:

“Tregtarët në Ferizaj, çdo të shtunë përballen me një katrahurë të shëmtuar Tezgat e vjetëruara, gropat në çdo pjesë të tregut, mungesa e mbulojës nga reshjet atmosferike, ishin disa nga problemet që shitësit e tregut të gjelbërt në Ferizaj i adresuan. Ferizaj, e meriton një treg të gjelbërt modern, që këta njerëz punëtor ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre me dinjitet.”