15:03 / E Enjte, 14 Nëntor 2019

Trajtimi i ankthit pa ilaçe

A jeni duke luftuar me ankthin social? Po kërkoni një mënyrë për të pasur veprime normale sociale? Ju do të gjeni mijëra këshilla, truke dhe teknika të shpërndara nëpër ëeb në mbarë botën, të gjitha duke ju premtuar një shërim të shpejtë të ankthit që ju ka kapluar. Por nëse doni rezultate reale, ju duhet të filloni me hulumtimet nga profesionistët.

Për ta bërë më të lehtë fillimin e përmirësimit të gjendjes suaj, ne po përqendrohemi sot në ato teknika dhe taktika që mund të zbatoni në vete, pa shumë ndihmë nga jashtë. Këshillimi profesional dhe / ose medikamentet natyrisht mund të jenë shumë të vlefshme në trajtimin e ankthit dhe problemeve të tjera të gjendjes shëndetësore. Megjithatë, në vijim janë teknikat që mund të filloni menjëherë të zbatoni.

TEKNIKAT E TERAPISË PËR TË TRAJTUAR ANKTHIN SOCIAL

USHTRIMET;

Ushtrimet shpesh janë rekomandimi i parë për përmirësimin e jetës suaj. Ju do të merrni këtë këshillë nga çdo mjek, terapist, psikiatër ose trajner për një arsye: funksionon. Ndërsa niveli i saktë i përmirësimit që shihni duke trajtuar ankthin me stërvitje do të ndryshojë, në varësi të llojit të ankthit që hasni, mirëpo pothuajse me siguri do të shihni ndonjë nivel përmirësimi.

Shumica e studimeve të përqendruara në shëndetin mendor kanë shënuar përmirësime kryesisht nga stërvitjet aerobike, siç janë: vrapimi, ciklizmi, noti, vallëzimi etj.

TEKNIKAT E RELAKSIMIT;

Fobitë sociale dhe ankthet, si të gjitha format e ankthit, mund të menaxhohen në masë të madhe nëpërmjet relaksimit të thjeshtë.

Teknikat e relaksimit përfshijnë një përzgjedhje të gjerë të aktiviteteve relaksuese. Masazhet terapeutike, aromaterapia, teknikat e frymëmarrjes së thellë, relaksim progresiv, madje edhe ulja në një dhomë të qetë; të gjitha këto tregojnë përfitime për simptomat e ankthit.

TERAPIA PERSONALE KOGNITIVE;

Terapia kognitive CBT (Cognitive Behavioral Therapy) mbetet një zgjedhje e preferuar për menaxhimin e ankthit. Kjo është e vërtetë nëse jeni duke marrë terapi udhëzuese nga një profesionist ose duke praktikuar terapi tuajën. Hulumtimet tregojnë se ju edhe mund të vetë-mësoni strategjitë CBT të cilat mund të kenë një efekt drastik.

Pjesa më e madhe e CBT qëndron në procesin e vlerësimit logjik të ndjenjave tuaja kur ankthi godet (ose depresioni, ose zemërimi, në kushte të tjera).