75 Mall Live Search
14:15 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm, Kosova duhet ta marrë me seriozitet

Sot është lansuar doracakun “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm-doracak për mësimdhënës” të nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Qëllimi i këtij doracaku është që të ofrojë udhëzime për mësimdhënësit në Kosovë për trajtimin e sfidave konkrete të paraqitura nga ekstremizmi i dhunshëm në mjedisin shkollor.

Doracaku paraqet zgjidhje të dobishme dhe praktike për veprim, duke shprehur se si mund të reagojnë mësimdhënësit në mënyrë të përshtatshme pedagogjike ndaj situatave sfiduese në aspektin profesional, ligjor ose mënyrave tjera pedagogjike.

Piero Cristoforo Sardi, ambasador i Italisë në Kosovë, mendon se luftimi i ekstremizmit kërkon rëndësi të mëdha dhe duhet trajtuar mirë për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas tij Kosova ka një kornizë për parandalimin e kësaj çështje,derisa ka thënë se ka një përhapje në thelb të manifestimit të radikalizmit.

“Ne si qeveri italiane e kemi shumë të rëndësishme që të mbështesim përpjekjet e Kosovës në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe një doracak i këtillë është mjet shumë i rëndësishëm për shkak se reflekton përpjekjet e përbashkëta të UNDP-së, Qeverisë sonë por edhe ministrive të ndryshme për t’iu kundërvënë këtij fenomeni..06?58”Kemi mbështetur zhvillimin e këtij doracaku për mësimdhënësit i cili ndër të tjerash do të forcoj më tutje zbatimin e mekanizmit referues që është një mekanizëm parandalues i cili mund të përdoret kur të bashkëbisedohet me nxënësit ”, u shpreh ai.

Ambasadori italian tutje u shpreh se shteti i tij do e mbështes Kosovën drejt integrimeve evropiane.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se doracaku do të jetë hap i parë drejt parandalimit të ekstremizmit radikal.

Sipas tij, doracaku nuk duhet të mbetet vetëm një libër e printuar, por të jetë parandalues i rinisë nga rreziku i ekstremizmit.

“Rëndësia e arsimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm nuk është e përcaktuar vetëm në strategjinë e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në edukim, por është avancuar edhe në praktikat më të mira të OKB-së  dhe praktika tjera ndërkombëtare si thelbësore për ndërtimin e mbrojtjes së rinisë ndaj ideologjive të ekstremizmit të dhunshëm….10’45”Ky doracak të cilin po ua ofrojmë mësimdhënësve në mbarë Kosovën është një udhëzim teknik për adresimin e sfidave konkrete të nxitura nga ekstremizmi i dhunshëm në shkollat tona. Si udhëzues doracaku ofron këshilla praktike për mësuesit se si të përballen me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në një mënyrë produktive dhe të drejtpërdrejtë duke përfaqësuar mundësitë që nxënësit të mësojnë dhe të rriten”, tha Bytyqi.

Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së ka thënë se ka një shembull të shkëlqyeshëm sot këtu për parandalimin e ekstremizmit nëpër shkolla.

“Arsyeja se pse të rinjtë i bashkohen dhe pse  joshën nga këto ide dhe ideologji, është se ngase mendojnë se është njëfarë lloj mungese e diskutimeve rreth këtyre temave dhe ata duan që të jenë pjesë e një gjëje më të madhe, ta kuptojnë një gjë më madhe dhe të ndjehen më të rëndësishëm , në të vërtet ky doracak ia ofron një resurs mësimdhënësve që të angazhohen të kyçen në diskutime të tilla, por në një mjedis më konstruktiv i ndihmon atyre të përzgjedhin gjuhën e komunikimit në mëmyrë që të rinjtë të kuptojnë se çka nënkuptojnë ato pyetje shumë të vështira dhe të koklavitura në botën e sotme”, u shpreh ajo.

Richardson duke theksuar se  Kosova ka popullatën më të re, u shpreh se ky doracak u mundëson të rinjtë të formojnë vlerat me rëndësi për Kosovën”, theksoi Richardson.

Interneti, sipas saj, është resurs me rëndësi por mund të jetë edhe i rrezikshëm për të rinjtë.

Ndërsa, Selami Shkodra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, po ashtu ka thënë se kontributi i qeverisë italiane veçanërisht i ambasadës italiane ka dhënë rezultate pozitive edhe në Gjilan në këtë lloj fushate.

“Ky është  vetëm edhe një hap në përpjekjet tona të përbashkëta  në  parandalimin e radikalizmit të nxënësve tanë, por njëkohësisht edhe përmbushje e një aktiviteti të paraparë në planin e veprimit të strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm …Natyrisht se MPB ka detyrë që të ofroj siguri dhe të mbrojë qytetarët e saj, por këtë mund ta bëjmë vetëm  në bashkëpunim me partnerët dhe qytetarët e këtij vendi. Ne jemi të vendosur dhe kemi ndërmarr një sërë masash të rëndësishme  kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, përmes reformës legjislative   dhe hapave konkret në iniciativat parandaluese”, u shpreh ai.

Në doracak thuhet se viteve të fundit vërehet një trend në rritje i rasteve të ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën, raste këto të cilat nuk janë të izoluara vetëm në një rajon apo në një vend, por janë prezentë nëpër shumë vende. Për Kosovën, rreziku nga ekstremizmi i dhunshëm, nuk është vetëm global, por përbën edhe kërcënim lokal, i cili duhet të merret parasysh shumë seriozisht.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjithsej 360 kosovarë kanë udhëtuar në Siri, prej të cilëve 255 ishin luftëtarë që u bashkuan me grupet e dhunshme ekstremiste si ISIS. Prej tyre 48 ishin gra dhe 57 fëmijë. Gjithashtu sipas këtij doracaku rreth 36 fëmijë kanë lindur në zonën e konfliktit, që do të thotë se 93 fëmijë mbeten ende në zonat e konfliktit.