13:45 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019

“Trampolina” italiane, kaq poshtë ka rënë Milani

Njëra nga superfuqitë botërore, shtatë herë fituesja e “veshllapushes” së Champions Ligës, viteve të fundit nuk ka parë dritë të bardhë me sy.

“Prezantimet në këtë ekip më parë ishin plotë krenari, kur një lojtar vinte në Milan, ai me plotë mburrje thoshte, erdha në klubin më të mirë në botë”, tha ish legjenda e këtij klubi, Dida.

Por tani gjërat kanë ndryshuar, Piatek erdhi nga Genoa në Milan, derisa shtoi: “Në transferimin e radhës do kushtoj, jo më pak se 70 milionë”.

Hakan Cahanoglu deklaroi: “Dua të luaj për një klub të madh Gjerman”.

Më poshtë se kaq nuk mund të shkonte Milan, krenaria e Italisë në mbarë botën.

/Indeksonline/