18:58 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Transfer “bombë” nga Ferronikeli, e sjellë në Kosovë lojtarin e Superligës së Zvicrës

Ferronikeli ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Bregut të Fildishtë, Hamed Kone. Lojtari që luan në Superligën e Zvicrës me Xamax do të ndihmojë skuadrën nga Drenasi në garën për titull.

Në fakt, Hemed ishte pjesë e kësaj skuadre edhe vitin e kaluar duke shënuar një gol në 13 paraqitje.

Mesfushori shtatëshkurtër ka karrierë në kampionate të ndryshme pasi që më parë ka luajtur në Tajlandë, Bullgari, Rumani, Arabi, Itali e Zvicër./Indeksonline/