21:58 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Transferi që po e befason për të keq trajnerin e Barcelonës!

Yerri Mina asesi të bindë më aftësitë e tij trajnerin e Barcelonës. Ernesto Valverde është shumë i zhgënjyer me mbrojtësin kolumbian që iu bashkuar Barcës në afatin e janarit.

Mina ishte në fushë në ndeshjen pak të rëndësishme të Kupës së Katalonisë që Barca e fitoi me Espanyol në mesjavë, por përsëri nuk la përshtypje të mirë. Madje Valverde thuhet se po e quan Minan si lojtarin më të dobët që e ka trajnuar ndonjëherë.

Për këtë, ai ka fajësuar agjentin e Barcelonës që ka për destinacion zbulimin e talentëve në Amerikën e Jugut.

Se Valverde nuk llogarit fare në Minan, tregon edhe fakti i fundit pasi që trajneri nuk e ka ftuar fare atë për ndeshjen ndoshta më të lehtë të sezonit, ndaj Malagas.

Ani pse me disa mungesa, Valverde nuk ka dashur ta ketë Minan në skuadër.

Sport shkruan se Mina do të huazohet në verë tek ndonjë skuadër tjetër dhe se do ta ketë shumë të vështirë të shoh përspektivë te Barca./Indeksonline/

Temat: