23:09 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Transferimi i ri i Barcelonës ‘detyrohet’ të marr numrin e Xavi-it

Gjatë ditës së sotme u zyrtarizua transferimi i ri i Barcelonës, Jean-Clair Todibo.

Ai pritej që të vinte në Barcelonë gjatë verës por duke parë lëndimin e Umtiti dhe Vermalen, Barcelona e mori gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Indeksonline.

Në prezantimin e tij si lojtar i Barcelonës, ai shihet duke mbajtur fanellën me numrin gjashtë.

Ky numër i takonte legjendës së klubit katalunas, mesfushorit, Xavi Hernandez. I menjëhershëm ishte reagimi i fansave, duke kritikuar këtë vendim të klubit.

Por arsyeja se pse Todibo ka marrë numrin gjashtë, nuk kishte të bënte me klubin fare.

Për mbrojtësin kishin mbetur vetëm dy numra për t’i zgjedhur pasi që të gjithë ishin të nxënë. Numrat e vetëm të lirë ishin gjashtë dhe 25.

Numrin 25-të është i rezervuar për portier prandaj, mbrojtësi u detyrua të merrte numrin gjashtë./Indeksonline/