17:56 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / MSH

Transferimi i rrugës “Rexhep Luci” në park urban, Zogaj bisedon me qytetarët e lagjes

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka biseduar sot me banorët e rrugës “Rexhep Luci” në Qendër, lidhur me mundësinë e shndërrimit të kësaj rruge në një park urban.

Sipas Zogajt, një ide e tillë ka marrë përkrahje pozitive nga qytetarët e lagjes.

“Propozimi për transferimin e rrugës “Rexhep Luci” në park urban po merr mbështetje pozitive nga qytetarët e lagjes. Sot, diskutuam me banorët e lagjes, prezantuam idetë dhe diskutuam për këtë zgjidhje” shkroi Zogaj në facebook.

Ai bashkangjiti edhe fotografi të një qyteti, e që është model i këtij lloj transformimi.

May be an image of 7 people and street
May be an image of 2 people, road and street