17:44 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / OSH

Transferimi i Sterling varet nga Dembele

Barcelona është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Manchester City, Raheem Sterling, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, gjigantët spanjoll do të shkojnë pas anglezit vetëm në rast se Ousmane Dembele largohet nga klubi, për shkak të problemeve me paga në klub.

Kontrata aktuale e francezit Dembele skadon në verën e vitit 2022, i cili ka humbur startin e sezonit për shkak të një lëndimi.