14:05 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Transfermarkt” zbulon më herët fituesin e Topit të Artë

“Transfermarkt”, portali i njohur gjerman, që mban dhe përllogarit statistikat kryesore të lojtarëve, trajnerëve dhe ekipeve të futbollit, ka parashikuar tashmë edhe fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018. Në këtë portal, Luka Modricit ia njeh edhe këtë trofe prestigjioz individual kroatit, duke e bërë këtë “zyrtarizim” para ceremonisë së planifikuar për të hënën, më 3 dhjetor.

Në fakt, “Transfermarkt” është i dyti që e bën një njohje të tillë për fituesin e “Topit të Artë”, duke e paralajmëruar Luka Modric si triumfuesin e vitit 2018, duke kulmuar një sezon ëndërr të tij, sepse e udhëhoqi vendin e tij drejt finales së Kupës së Botës, diçka e paparë për kombëtaren ballkanase.

Fituesi i çmimit “The Best” me 29.05% të votave, përpara Ronaldos (19%), Salah (11%), Mbappé (10.5%) dhe Messi (9.8%), pritet të zërë vendin e “duopolit” midis Messit dhe Ronaldos, sepse mes tyre janë shpërndarë 10 “Topa e Artë” të fundit.

Zbulimi i “Transfermarkt”, që ende përbën dyshim, nëse ajo është një rrjedhje e vërtetë, apo një gabim në portalin e njohur gjerman, dallon nga provat që e vendosën Griezmann në majën e votimit. Sulmuesi i Atletico Madridit, fitues i Kupës së Botës me Francën e tij, është po ashtu favorit për “Topin e Artë”, duke pasur parasysh sfondin e mëparshëm, në të cilin, në vitet e Kupës së Botës, çmimi i është dhënë gjithmonë një lojtari të kampionit botëror.

Temat: