75 Mall Live Search
10:41 / E Martë, 28 Prill 2026 / AR

Transformimi i Madonna-s, surprizon me pamjen e re

Mbretëresha e popit, Madonna i habiti fansat pasi u shfaq në një festë në Hollywoodin Perëndimor, ku performoi këngë nga albumi i saj i ardhshëm “Confessions on a Dance Floor: Part II”.

Por ishte pamja e saj rinore ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave sociale më shumë sesa vetë performanca, transmeton Indeksonline.

Fytyra e këngëtares u bë menjëherë objekt komentesh dhe krahasimesh të shumta me kolegen e saj Kylie Minogue.

“Ajo erdhi në sallën e operacionit dhe tregoi një foto të Kylie Minogue”, “Ajo duket përsëri siç dukej kur xhironte ‘4 Minutes’”, “Si një kukull” dhe “Një shembull i kirurgjisë plastike të shkëlqyer”, ishin komentet.

“Çfarë nuk shkon me fytyrën e saj”, “Nuk është Madonna” dhe “Jemi të sigurt që është Madonna dhe jo Courtney Love?” janë vetëm disa nga reagimet që janë shfaqur në rrjetet sociale./Indeksonline/

@crazyhollywood Don’t want a repeat of Coachella – mother Madonna wants phones down and hands UP 🙌🏼 #breakingnews #madonna #hollywood ♬ original sound – crazyhollywood