75 Mall Live Search
22:43 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Transportuan qindra kg drogë në Zvicër, dënohen me burg tre kosovarë

Tre kosovarë dhe një italian janë dënuar me burg nga Gjykata La Chaux-de-Fonds NE . Ata u shpallën të fajshëm se në intervalin kohor 2011 deri 2015 kishin shitur sasi të konsiderueshme kokaine dhe marihuane në Zvicër, shkruan nauch.ch.

Kryesori i grupit, një 51 vjeçar kosovar u dënua me tetë vjet burg, kurse prokuroria kishte kërkuar dënim prej 15 vjetësh. Kosovari i dytë u dënua me 33 muaj burg, kurse i treti me një vit heqje lirie. Italiani i cili dispononte restorantin ku bëheshin allishverishët u dënua me kusht për dy vjet, përcjell albinfo.ch.

Grupi akuzohet edhe për transportimin e qindra kilogramëve heroine nga Amerika Latine në Zvicër, si dhe qindra kilogram marihuane nga trojet shqiptare në Zvicër.

 

Temat: