75 Mall Live Search
16:53 / E Premte, 27 Mars 2026 / MSH1

Transportuesit e mallrave bllokohen në Merdar: Po maltretohemi me ditë të tëra

Një shofer transportues është ankuar për pritjet e gjata në pikën kufitare në Merdar. Ai thotë se në këtë pikë po presin deri në 5 ditë për ta futur mallin në Kosovë.

Sipas tij, përgjegjësia bie mbi institucionet e Kosovës, të cilat, siç pretendon ai, me qëllim e ngadalësojnë procesin, kinse për të mos lejuar hyrjen e mallrave nga Serbia.

Ai ka theksuar se aktualisht kolona e kamionëve transportues që po presin në Merdar arrin rreth 5 kilometra gjatësi.

“Po mbesim edhe pa ushqime dhe po përballemi me mungesë të shoferëve”, ka deklaruar ai për IndeksOnline.

Në fund, ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, veçanërisht Doganës së Kosovës, që të kryejnë punën për të cilën janë të thirrura dhe të mos i maltretojnë duke i mbajtur me ditë të tëra në kufi./IndeksOnline/