18:24 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Traore për Marchision: Pinte katër pako cigaresh, por…

Armand Traore një ish-futbollist i Arsenalit ka folur për legjendën e Juventusit, Claudio Marchisio.

Ai thotë se legjenda e Juves pinte nga katër pako cigare në ditë, por prapë askush nuk vraponte si ai, shkruan IndeksOnline.

“Kur shkova te Juventusi unë isha 20-vjeç. Kisha bërë karrierë pesëvjeçare në Angli. Kur u paraqita në stërvitje, askush nuk ishte atje. Të gjithë ishin duke ngrënë bukë dhe duke pirë cigare.”

“Marchisio pinte nga katër pako, por askush nuk vraponte si ai. Isha i tronditur vërtet”, ka thënë futbollisti.

Traore kaloi gjithë sezonin 2010/11 në Juventus, për t’u rikthyer më pas në Arsenal ku bëri vetëm 12 paraqitje.

Ai vazhdoi karrierën në QPR, për t’u transferuar më pas edhe në klubet si; Nottinghami dhe Cardiffi./IndeksOnline/.