10:01 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / k.v

Trashëgimi i pronës/ Rrahën fort mes veti shtatë persona në Prishtinë

Një pronë në kryeqytet e cila është në proces të trashëgimit, ka qenë motivi i rrahjes masive që ndodhi mbrëmjen e djeshme, raporton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 22:00, në Prishtinë janë arrestuar shtatë  të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone që pritet të trashëgohet janë rrahur mes vete.

“Lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit të rastit, gjashtë të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa njër është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/