17:38 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Traumë pas goditjes së Ramos, Karius bën ‘CT’ të kokës në SHBA

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, iu është nënshtruar një skanimi në kokë në SHBA, për shkak të shqetësimeve që kishte pas përplasjes me Sergio Ramos në Ligën e Kampionëve.

Karius, 24 vjeç , përfundoi ndeshjën duke bërë dy gabime vendimtare që kontribuan në fitoren 3-1 të Real Madridit.

Gjatë ndeshjës portieri gjerman u përplas me Ramos pas një ekzekutimi të kornerit, ku edhe thuhet vjen burimi i këtij lëndimi.

ESPN raporton se ekipi mjekësor i Liverpoolit ishte i shqetësuar për gjendjen e Karius pas asaj tronditje që pësoi nga Ramos.

Karius shkoi në SHBA për pushime, e pastaj u dërgua në Boston për të vizituar një specialist – Dr Ross Zafonte me urdhër të ekipit mjekësorë të Anfield.

Zafonte është njeriu kryesor në trajtimin e lojtarëve të NFL që kanë pësuar trauma të kokës dhe Karius u dërgua për ta vizituar atë pas konsultimeve me pronarët e Liverpoolit me bazë në Boston, Fenway Sports Group.

Liverpool nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga ESPN FC. /IndeksOnline/