14:48 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Tre astronautë nisen sot për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Një ekuipazh i ri i tre astronautëve do të nisë një fluturim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Dy astronautë amerikanë, Ricky Arnold , Drew Feustel dhe kozmonauti rus Oleg Artemyev do të bëjnë udhëtimin duke u nisur me një raketë Souyz nga Kazakistani për të regjistruar fluturimin e parë në hapësirë në vitin 2018.

Të tre janë veteranët e fluturimit hapësinor do të qëndrojnë në bordin e ISS për rreth pesë muaj. Pasi gjenden në hapësirë, ata do të kalojnë rreth dy ditë në orbitë, duke iu afruar ngadalë stacionit të hapësirës dhe pastaj do të vendosen në orën 3:41 në Stacionin e Hapësirës.

Atje, ata do të përshëndeten nga tre anëtarët e ekuipazhit tashmë në bordin e ISS-së: Scott Tingle i NASA-s, Norishige Kanai nga Agjencia Japoneze e Hapësirës Ajrore, dhe kozmonauti Anton Shkaplerov, i cili është komandanti aktual i stacionit./Indeksonline/

Temat: