19:54 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tre deputetë të Kosovës pjesë e Konferencës së vendeve të Evropës Juglindore!

Konferenca dyditore të vendeve të Evropës  Juglindore është duke i zhvilluar punimet në Shkup. Në këtë konferencë Kosova përfaqësohet nga një delegacion prej tre anëtarësh, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, AAK-së, Muharrem Nitaj si dhe i Vetëvendosjes, Xhelal Sfeçla.

Temat kryesore të kësaj konference janë mbikëqyrja parlamentare në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe po ashtu sfidat moderne të Sigurisë në Evropën Juglindore.

Kjo konferencë është organizuar nga Qendra për bashkëpunim në fushën e Sigurisë, RACVIAC.

Kosova, në këtë Organizatë Rajonale merrë pjesë në cilësinë e vëshguesit. Synimi i Kosovës sipas deputetit, Muharrem Nitaj është që sa më parë të jetë e mundur, anëtarësimi me të drejta të plota./Indeksonline/