10:43 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

3 fëmijë i përplas makina teksa shkonin në shkollë, në Shqipëri

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale të Lushnjës.

I dyshuari R.Ç., 33-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse, të cilët po shkonin në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në fshatin Allkaj të Lushnjës pranë një shkolle të mesme.

Fatmirësisht nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.