17:59 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tre fëmijë sulmohen me thikë në çerdhe

Pesë persona, përfshirë 3 fëmijë janë qëlluar me thikë në një çerdhe në Queens, New York, nga një grua 52-vjeçare që punon aty.

Mosha e foshnjave, që mendohet se janë 2 vajza dhe 1 djalë, nuk është e qartë. Njëra prej vajzave raportohet të jetë në gjendje të rëndë, transmeton Indeksonline.

Dy të rritur, një punëtore tjetër dhe një nga prindërit e fëmijëve, u goditën gjithashtu me thikë dhe ndodhen në spital.

Pas sulmimit të pesë viktimave, gruaja shkoi në bodrum dhe preu dorën e saj të majtë në një përpjekje për të vrarë veten.

Ajo u gjet atje nga policia pak kohë më vonë dhe u dërgua në spital./Indeksonline/.