15:14 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tre finalistët për trajnerin më të mirë në botë

Tre trajner janë nominuar për çmimin “Trajneri më i mirë në botë”.

Zlatko Dalic, Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane janë tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e më të mirit të botës.

Dalic bëri mrekullinë duke kaluar në finale të Kupës së Botës me Kroacinë duke fituar medaljen e argjend.

Deschamps fitoi Kupën e Botës në Rusi duke i sjellë Francës triumfin e dytë historik.

Ndërsa Zidane udhëhoqi Real Madridin në fitimin e Kupës së Botës për klube, si dhe Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/