13:29 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dalic akuzon Real Madridin: Kur dështoni, i fajësoni të huajt

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic e ka kritikuar Real Madridin pas zhvillimeve të fundit në skuadër.

Pas kritikave të fundit në drejtim të Luka Modric këtë sezon, Dalic e ka komentuar këtë situatë para ndeshjes, Kroaci – Spanjë.

”Kurdo që Real Madridi humbet, ata tentojnë t’i fajësojnë lojtarët e huaj”, tha Dalic për gazetarët, citon AS, transmeton IndeksOnline.

Image result for zlatko dalic modric

”Nganjëherë, ata kritikojnë Luka Modric, nganjëherë Toni Kroos, e të tjerë”.

”Ne e dimë se Luka është ndër më të mirët në botë dhe nuk ka rëndësi se çfarë thuhet për të, ne e dimë kapacitetin e tij”.

”Kam folur së fundmi për të dhe ai është i qetë”./IndeksOnline/