12:41 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / MSH

Tre gabime që duhen shmangur gjatë dushit

Pas një dite të vështirë, një dush relaksues është diçka që shumë njerëz kërkojnë për t’u çlodhur. Megjithatë, përveç humbjes së kohës, qëndrimi në dush për orë të gjata ka ndikim në lëkurën tuaj, mjedisin dhe… faturën e ujit. Shikoni tre gabimet më të zakonshme që bëjmë në dushin e përditshëm.

Kaloni shumë kohë në banjë

Qëndrimi nën ujë për një kohë të gjatë shkakton dëme në lëkurën tuaj (dehidratim dhe thatësi) dhe përfshin një humbje të madhe uji. Mundohuni të mos kaloni shumë minuta në dush dhe do të shihni një ndryshim në lëkurën tuaj.

Uji është shumë i nxehtë ose shumë i ftohtë

Për lëkurën, temperatura ideale është diku në mes, pavarësisht nga temperatura jashtë. Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) rekomandon një dush të ngrohtë, por jo të nxehtë, për të parandaluar tharjen e lëkurës.

Nuk e ajrosni mirë banjën

Një banjë e ajrosur dobët është mjedisi ideal për krijimin e mykut. Pas dushit hapni dritaren e banjës që të ajroset mirë dhe të thahet nga avujt e krijuar.