17:58 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Tre Karateistët që “tradhtuan” Kosovën, Federata jep sqarimet

Tre karateistët e njohur Alvin Karaqi, Orges Arifi dhe Blodin Pakashtica kanë braktisur Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë për shkak të trajtimit, siç thonë ata, jo të mirë nga ana e Federatës së Karatesë së Kosovës.

Kjo e fundit ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se arsyeja e vërtetë e largimit të tyre ka qenë rezultatet e dobëta.

Karaqi, Arifi dhe Pakashtica akuzojnë FKK-në për sjellje armiqësore, siç thonë, me një përzierje të urrejtjes me xhelozi e me shpresë për dështimin e tyre në gara të ndryshme.

Por, sekretari i Federatës së Karatesë në Kosovë, Nazmi Gashi në një konferencë për media sot, ka thënë se realiteti është ndryshe nga këto akuza dhe se arsyeja e largimit të tyre ka qenë performanca e dobët.

Këtu nuk bëhet fjalë për mos pjesëmarrje në gara, por rezultate të dobëta, dhe e kam ndjerë edhe vetë mungesën e suksesit jo bash të duhur për të arritur normën olimpike. Kemi investuar edhe pse kemi marrë pjesë në të gjitha garat në të katër kontinentet. Atje i ka ra Alvin Karaqit me marrë pjesë në 16 gara prej 2017 në nivelin e seria A, premierë ligë, kampionatet evropiane dhe botërore. Ndërsa Orgesi ka marrë pjesë në 21 gara të tilla… Në vitin 2019 ka marrë pjesë në Paris, Dubai, Stamboll. Në vitin 2018, Orgesi ka marrë pjesë në Paris, Alvini ka qenë i lënduar. Orgesi ka marrë pjesë në premierë ligë në Dubai. Ne jemi të akuzuar që e kemi dërguar në gara, është dëmtuar në gara, e pastaj nuk e kemi dëmtuar në rikuperim, operacioni, nuk është e vërtetë, nuk qëndron. Arvin Karaqi është lënduar në një garë në Turqi, ka shkuar në një turne, është lënduar atje, pra nuk ka qenë i lënduar nga Feder ata e Karatesë“, tha ai.

Orges Arifi dhe Alvin Karaqi në një deklaratë për media patën akuzuar sekretarin e përgjithshëm Nazmi Gashi bashkë me selektorët Isak Curri dhe Ylber Syla se kishin ikur prej tyre në aeroportin e Madridit në kthim nga Kampionati Botëror dhe i kishin lënë pa biletë kthimi dhe se janë detyruar të paguajnë nga xhepi i tyre.

Sekretari Gashi ka sqaruar se kjo nuk është bërë me fajin e Federatës së Karatesë, pasi që Arifi e Karaqi kishin thënë se do t’i nxjerrin vetë biletat.

Është e vërtetë që i kemi dërguar në gara me autobus, se Federata e Karatesë e Kosovës nuk i ka tre garues, me qëllim të marrjes të garuesve në gara ka organizuar transport me minibus, me autobusë, me kombi, varësisht prej numrit të garuesve. Ne i kemi dërguar dy ditë përpara, kanë bërë pushim mirë, kanë qenë të pushuar dhe kanë marra pjesë në gara. Tjetër është ajo që nuk kanë pasur përgatitje të duhur… Nuk është e vërtetë që i kemi lënë në aeroport. Biletat e tyre nuk iu kanë figuruar atyre në sistem të agjencisë. Nuk ka qenë faji i ekspeditës. Iu kam thënë se do t’ua rezervoj unë biletat dhe ata kanë thënë se do ta bëjnë vetë përmes familjarëve të tyre”, ka thënë ai.