14:34 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tre metoda efektive natyrale për të pastruar gurëzat pa qenë nevoja të shkoni te dentisti

Higjiena e dobët orale, abuzimi me ushqimet e dëmshme, mospastrimi i dhëmbëve në mënyrën e duhur nxit dhe përshpejton formimin e pllakëzave të ngurtësuara në sipërfaqen e dhëmbëve, cilësuar nga stomotologët si gurëzat. Nëse nuk do e trajtoni këtë problem për një kohë të gjatë, gurëzat mund të dëmtojnë dhëmbëtë dhe të çojnë në probleme më serioze që lidhen me sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj. Pa qenë nevoja të shkoni tek dentisti, Living do t’ju tregojë tre mënyra efektive si të eleminoni në kushte shtëpie gurëzat dhe të parandaloni krijimin e tyre.

1. Uthulla e mollës
Ajo që duhet të bëni është e thjeshtë: lagni furçën e dhëmbëve me uthull të bardhë molle dhe lani dhëmbët si zakonisht, por duke u përqëndruar tek pjesa e prekur nga gurëzat. Sigurohuni që most a përsërisni këtë metodë më shumë se dy herë në jave dhe most a lini shumë gjatë uthullën e mollës në sipërfaqen e mishrave të dhëmbëve.

2. Frutat
Frutat e kuq, të tilla si luleshtrydhet dhe domatet, mund të ndihmojnë në eleminimin e gurëzave, kjo falë acideve dhe enzimave aktive të fuqishme. Bëni një pastë duke shtypyr disa luleshtrydhe ose pak domate dhe me ndihmën e një furçe aplikojeni këtë masë në sipërfaqen e dhëmbëve. Më pas shpëlajeni gojën me pak sodë buke dhe ujë të bollshëm.

3. Sode buke
Përzieni pak sodë buke dhe kripë dhe fërkoni me këtë përzierje dhëmbët tuaj. Ju mund të përgatisni gjithashtu një masë që parandalon shumimin e baktereve
1/2 gotë uji
1 lugë çaji sode buke
2 pika vaj esencial të pemës së çaji (tea tree oil)
2 pika vaj esencial mente (opsionale)
Përzieni përbërësit në një kavanoz xhami dhe përdorni këtë ilaç 1-2 herë në ditë.