22:23 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Tre mjekë në Amerikë vdiqën brenda javës, në vijën e parë të frontit ndaj koronavirusit


Tre mjekë, dy me bazë në Florida dhe një në Nju Jork, kanë vdekur për shkak të koronavirusit këtë javë pasi punuan për të ndihmuar pacientët e prekur me COVID-19, shkruan Daily Mail.

Infermierja e njësisë së kujdesit intensiv në Miami, Araceli Buendia Ilagan, 63 vjeç, ndërroi jetë të shtunën në komplikime të virusit, konfirmoi Spitali Memorial i Jackson, transmeton Indeksonline.

Vdekja e saj vjen katër ditë pas vdekjes së doktor Alex Hsu, 67 vjeç, i cili kishte punuar në Qendrën Mjekësore në Northwest në Margate, Florida, dhe vdiq për shkak të komplikimeve të COVID-19 të martën.

Gjithashtu të martën, infermierja e Nju Jorkut, Kious Kelly, 48 vjeç ndërroi jetë pasi spitali i saj Mount Sinai Hospital West pësoi mungesë të pajisjeve mbrojtëse mjekësore që detyruan disa infermierë të vishnin qese plehash./Indeksonline