16:12 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / S Z

Tre mjekë nga Gjermania i bashkohen ekipit të Spitalit Olive

Numri i mjekëve  të cilët po largohen nga Kosova në vende të ndryshme po rritet çdo ditë. Por kemi dhe raste kur mjekët nga jashtë po kthehen të vazhdojnë karrierën e tyre në Kosovë. Një rast të tillë e kemi në Spitalin Olive, ku së fundi stafit të këtij spitali, i janë bashkuar tre mjek nga Gjermania, të cilët kanë vendosur të lënë punën atje dhe të kthehen në Kosovë, që gjithë përvojën e tyre nga spitalet e Gjermanisë, ta bartin në Kosovë konkretisht tek  pacientët e Spitalit Olive.

Njëri ndër ta është 𝐃𝐫 Re𝐦𝐳𝐢 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢,  specialist i kirurgjisë abdominale, i cili ka jetuar dhe ushtruar këtë profesion në Gjermani për dhjetë vjet. Gashi tashmë është kthyer nga Gjermania dhe i është bashkuar ekipit profesional në Spitalin Olive, ku do t’i trajtojë pacientët me kirurgjinë minimale invazive dhe robotike të tumoreve të traktit të tretjes. Thotë se ka qenë dëshirë të kahmotshme e tij që të kthehet në atdhe dhe të punoj si mjek dhe se këtë tashmë i ja ka mundësuar spitali Olive.

“Nuk është e lehtë kur jeton dhe  vepron më shumë se dhjetë vite në gjermani. Por Kosova është vendi jonë dhe po ndihemi shumë komod dhe mirë. Kemi pasur në plan dhe me herët me u kthy por ka qenë spitali Olive, ai që na bëri që ne të marrim këtë vendim e të kthehemi.  ka qenë insistimi jonë që ne të kthehemi si ekip. Dhe nga muaji Prill na bashkohen dhe dy mjek të tjerë dhe do të bëhemi një ekip, ku do të përdorim metodat më të sofistikuara çfare i kemi përdorur dhe në Gjermani, atje ku kemi punuar shumë vite si mjek. Tumoret e zorrëve dhe lukthit, do të operohen me metodën minimale invazive”, tha ai.

Edhe Besnik Ismaili internist gastreonterolog, thotë se kushtet që u ka ofruar Olive, kanë bërë që ata ta marrin këtë vendim dhe të kthehen të punojnë në Kosovë.

” E kemi pasur dëshirën e madhe për tu kthyer dhe për të punuar në Kosovë. Kam qenë dhe në Zvicër një kohë dhe kam marrë një përvojë të mirë. Gjithmonë kemi menduar që të kthehemi dikur dhe pse ka qenë e vështirë për të marrë vendim.  Por me kushtet që na i ka ofruar Olive, kemi vendosur të kthehemi. Për t’i kryer operacionet që janë më të rënda dhe të rralla, jemi kthyer si grup. Olive na ka ofruar kushtet që ne të mund të japim shërbime sa më të mira për pacientët”, tha ai.

Ndërkaq Arton Grajqevci, Urolog  i cili ka një përvojë më shumë se 15 vjeçare në Gjermani si kryemjek thotë se është shumë i lumtur që profesionin e tij si mjek nga tash do ta ushtrojë në Kosovë dhe do të jetë në dispozicion për pacientët e Spitalit Olive.

“Në vitin 1996 kam shkuar në Gjermani për të studiuar. Kam kryer fakultetin, specializimin dhe kam punuar si kryemjek. Qëllimi ka qenë të kthehem në vendlindje dhe se jam shumë i lumtur për vendimin e marrë. Shpresojmë që ta kemi një punë të mbarë dhe të jemi në shërbim të popullit. Qëllimi im gjithmonë ka qenë që të kthehem në Kosovë dhe pas 26 vjetëve u ktheva, që të jem pjesë e spitalit Olive, thotë ai..