12:04 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Tre persona e detyrojnë një femër të përdorë drogë, policia arreston 2 persona një në arrati

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një fëmër ka kërkuar ndihmë mjekësor, ku sipas saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte detyruar të përdorte substanca narkotike.

Policia njoftoi se janë arrestuar dy të dyshuar dhe një tjetër gjendet në arrati, shkruan IndeksOnline.

Rr. “Sylejman Hadum Aga”, Gjakovë 13.01.2021 – 19:13. Viktima femër kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, ku sipas saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte detyruar të përdorte substanca narkotike. Viktima është shtruar në spital. Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një tjetër i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raport./IndeksOnline/