13:23 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tre persona humbin jetën në një aksident në rrugën Prizren-Zhur

Mësohet se tre persona kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodh në rrugën Prizren-Zhur.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamionet dhe një veturë.

Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policët hetues janë duke kryer hetimet e rastit.. Fatkeqësisht kemi tri jeta të humbura”, ka thënë shkurt ai.