09:13 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Tre persona hyjnë në market dhe vjedhin arkën

Në orët e pasdites  në rrugën “Rexhep Shema”, në kryeqytet  dy femra punëtore të një marketi kanë raportuar se tre persona të panjohur nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën e më pas janë larguar.

Për shkak të shqetësimin që kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Rexhep  Shema, Prishtinë, 23.11.2020-17:22. Dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se derisa sa kanë qenë duke punuar ne një lokal (market), tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armeve kanë marrë arkën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Për shkak të shqetësimi ankueset kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor./IndeksOnline/