20:04 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Tre persona lëndohen në një aksident në Istog

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Bellopojë të Istogut.

Aksidentin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Bellopojë të Istogut, ku ishin të përfshira një kamion dhe një veturë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona dhe sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetë, pra kanë lëndime të lehta”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.