Tre raste të posedimit të narkotikëve në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës janë evidentuar tre raste të posedimit të narkotive në Prishtinë.
Të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 05.11.2018 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.
Rr. “Afrim Loxha”, Prishtinë 05.11.2018 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.
Rr. “Bedri Bajrami”, Prishtinë 05.11.2018 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 37 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt./Indeksonline/