14:13 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen narkotikë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori i Prizrenit, pas hetimeve preliminare, ka arritur të grumbullojë të dhëna të besueshme se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij, posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia, ka njoftuar prokurorin kujdestar të Krimeve të Renda dhe me urdhër të tij dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka marrë leje për kontroll të shtëpisë së të dyshuarit.

Me datë 08.11.2018 në ora 15:10 Sektori i DHTN Prizren, me asistim nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit.

Gjate kontrollimit nën kulm te shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar: katër (4) paketime me substance të dyshuar për narkotike te llojit marihuanë me peshe rreth 5 kg e 260 gram.

Për rastin në fjale i dyshuari: A.G. viti i lindjes 1983, m/k/sh, me aktvendim të prokurorit kujdestar të Krimeve të Renda është dërguar në ndalim policor për 48 orë.