Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër
Tashmë nuk është për çuditur shkëlqimi i lojtarëvë shqiptarë në kampionatin zviceran.
Në formacionin e javës së 13-të, bëjnë pjesë edhe tre shqiptarët, Xherdan Shaqiri, Bastien Toma, Mirlind Kryeziu si dhe dhëndrri i Kosovës, Renato Steffen i cili u vlerësua me notën më të lartë nga Sofascore.
Ky është edhe formacioni i plotë i javës së 13-të në kampionatin zviceran.
Aktualisht, në vendin e parë gjendet Zurichu i Mirlind Kryeziu që ka 25 pikë së bashku me Luganon në vendin e dytë, ndërsa nuk është larg as Baseli i Xherdan Shaqirit që ka dy pikë më pak, dhe gjendet në vendin e 4-të./IndeksOnline/