16:21 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Tre shqiptarët e famshëm bashkohen në Zvicër për mbrëmje humanitare

Një mbrëmje humanitare do të organizohet në Zvicër me rastin e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë mbrëmje humanitare, ku do të ketë një turne të futsallit, do të marrin pjesë ylli kosovar Xherdan Shaqiri, ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana, si dhe humanisti i njohur, Halil Kastrati.

Kjo mbrëmje mësohet se do të mbahet në Gjenevë, derisa ka qenë vetë Cana i ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi në lidhje me informimin për këtë mbrëmje.

Kështu yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre, ashtu si edhe humanisti Kastrati, i cili është bërë i njohur duke ndihmuar jetimët dhe ka bërë me shtëpi qindra familje.