10:00 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Tre të arrestuar në Gjilan, rrahën një person

Policia ka arrestuar tre persona pasi dyshohet që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën mashkull.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në spital.

Një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lagjja Bojanina, Gjilan 24.11.2017 – 23:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që, të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme kanë sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor./Indeksonline/