23:20 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Tre të lënduar në një aksident në Rahovec

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Rahovec.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.