22:11 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Tre të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë

Sot në qendër të Fushë Kosovës ndodhi një aksident komunikacioni mes një furgoni dhe veturës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, sipas të cilës, tre persona kanë pësuar lëndime nga aksidenti.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veture, ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas pamjeve, furgoni është rrokullisur dhe ka krijuar kolona. /Indeksonline/