14:32 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Treg armësh” në Suharekë, bastis policia gjenë armë e municione

Sektori i hetimeve në Stacionin policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar: 5 shufra metali, 6 elektroshokë, 14 pako municion pushkësh ajrore, 1 dylbi (të armës së zjarrit), 47 thika, 16 boksa metali, 6 pajisje për mirëmbajtje armësh, 4 këllëfa për shufra, 27 këllëfa armësh, 7 këllëfa municioni të pushkës së gjuetisë.

I dyshimti F.H., i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet në Stacionit policor në Suharekë./Indeksonline/